Shkupjanët kërkojmë rezultat pozitiv ndaj Rabotniçkit

Futboll

Shkupjanët kërkojmë rezultat pozitiv ndaj Rabotniçkit

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 12:53
Shkupjanët kërkojmë rezultat pozitiv ndaj Rabotniçkit

Pas shtyerjes së kampionatit, sot Shkupi rikthehet me ndeshjen e javës së 11-të të Maqedonisë së Veriut, ku do të jemi mysafir në stadiumin Arena “Toshe Proeski”, ndërsa përballë kanë skuadrën e Rabotniçkit.

Ekipi kishte mjaft kohë që të stërvitet dhe të rimerr veten pas dy javëve mjaft të ngjeshura, ndërsa të gjithë në ekip ndjehen mirë dhe janë të gatshëm për sfidën e nesërme, që njëherit është edhe derbi vogël i qytetit të Shkupit.

Për këtë ndeshje ka folur sulmuesi i krahut, senegalasi Omar Gudyabi, i cili po luan në formë të mirë dhe nga ndeshja në ndeshje po merr besimin trajnerit Karan.

“Si ekip e kemi thënë se secila ndeshje për ne do të jetë shumë e rëndësishme, do të luajmë sikurse secila ndeshje është finale në në vete. Jemi përgatitur mirë edhe për ndeshjen e radhës, kur do të jemi mysafir të Rabotniçkit. Edhe pse kishim një javë të pa planifikuar që nuk luajtëm këtë ndeshje, por mendoj se kjo na ka ndihmuar për të marrë vetën edhe më mirë.

E respektojmë kundërshtarin, por ne do të japim maksimumin për të luftuar në çdo cep të terrenit, që të marrim tri pikë. E kemi patjetër që edhe në ndeshjet si mysafirë të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Gudyabi.

Ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet sot me fillim në orën 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat