Ka një ide unike për të rritur spektaklin në futboll

Futboll

Ka një ide unike për të rritur spektaklin në futboll

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 15:35
Ka një ide unike për të rritur spektaklin në futboll

“Më ka ardhur një ide për të përmirësuar futbollin”, me këto fjalë Mono Burgos ka nisur të shpjegojë se si mund të përmirësohet bota e futbollit dhe të kemi një futboll spektakolar.

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, më saktësisht në Instagram, ish-ndihmësi i Diego Siemone-s tek Atletico Madrid, ka dhënë mendimin e tij.

“Dua t’i jap më shumë peshë golave. Në Champions League, Kupën Libertadores, në kupat ndërkombëtare për klube, goli në transfertë duhet të vlejë dyfish”, ka thënë Burgos.

“I duhet dhënë një vlerë më e madhe golit, kjo do të ndryshonte mentalitetin e skuadrave në fushë, që do të ishin të detyruara të sulmonin më shumë, edhe në nivel kampionatesh kombëtarë”.

“Një 0-0 nuk mund të vlejë sa një 3-3 ose një 4-4. Mund t’i jepet një vlerë më e madhe barazimeve me gola edhe në kampionatet kombëtare”.

“Një zgjedhje e tillë do të ndryshonte qëllimet e skuadrave drejt një futbolli më sulmues. Barazimi 0-0 nuk duhet të vlejë asnjë pikë, ndërsa 1-1 gjysmë pike, 2-2 një pikë, 3-3 një pikë e gjysmë dhe dy pikë barazimet me më shumë gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat