Lëndohet Fati

Futboll

Lëndohet Fati

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 21:16
Ansu Fati

Sulmuesi 18 vjeçar i Barcelonës, Ansu Fati është zëvendësuar pas pjesës së parë kundër Betis me Lionel Messi derisa duket se do të mungojë në ndeshjet me Kombetaren e Spanjës në nëntor

Sensacioni i Barcelonës, Ansu Fati ka lënduar muskujt në fitoren 5-2 kundër Real Betisit, ka konfirmuar klubi të shtunën.

Pas ndeshjes, Barça ka konfirmuar që Fati duhet të qëndrojë pa luajtur për shkak të një lëndimi në gju.

“Testet tregojnë që këtë mbrëmje Ansu Fati ka një problem të brendshëm në miniskus të këmbës së majtë”, ka shpjeguar klubi në Twitter.

“Tretmani dhe zgjatja e lëndimit pritet të përcaktohet në ditët në vijim”.

Trajneri Ronald Koeman në fillim tha se ai nuk është lënduar dhe se e kishte zëvendësuar për ta ruajtur.

“Ai nuk ndihej mirë në pushim dhe nuk deshëm të rrezikonim. Kjo është arsyeja pse e zëvendësuan”, tha holandezi për gazetarët menjëherë pas ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat