Një tjetër mungesë për Shqipërinë

Futboll

Një tjetër mungesë për Shqipërinë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 11:10
Një tjetër mungesë për Shqipërinë

Një tjetër mungesë për Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit, pikërisht në vëllazëroren ndaj Kosovës dhe ndeshjet e Nations League përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë, do të jetë edhe ajo e mbrojtëist Enea Mihaj.

Pak ditë më parë talenti shqiptar u dëmtua me Paokun e Selanikut në stërvitje dhe analizat konfirmuan se Mihaj kishte dëmtuar meniskun.

Për të zgjidhur këtë problem aspak të vogël, mbrojtësi kuqezi iu nënshtrua një operacioni këtë të shtunë në klinikën e specializuar në Romë Villa Stuart.

Tashmë Mihaj do të nisën fazën e rikuperimit dhe për të evituar problemin në menisk do t’i duhen 3 muaj kohë, me Mihajn që u dëmtua në momentin më të mirë të tij, ku po grumbullohej rregullisht në kombëtare dhe po luante titullar me PAOK-un por tashmë i duhet të humbasë një pjesë të mirë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat