Topalli 25 minuta në Turqi

Futboll

Topalli 25 minuta në Turqi

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 14:06
Topalli 25 minuta në Turqi

Yeni Malatyaspor arriti fitore të madhe me rezultatv 2:0 sot kundër Denizilispor.

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli nuk luajti si startues në këtë takim, por pati minuta nga banka rezervë.

Topalli u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të në vend të Lukokit.

Në 25 minuta sa pati në këmbë, ish-i i Ballkanit gjuajti një herë në portë, pati 13 prekje të topit, 4 pasime të sakta teksa fitoi dy duele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat