Trajneri i Werderit me fjalë interesante për Rashicën

Futboll

Trajneri i Werderit me fjalë interesante për Rashicën

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 14:22
Trajneri me fjalë interesante për Rashicën

Milot Rashica ka pasur një periudhë jo të mirë në këtë start të kampionatit të Werderi, kjo edhe për shkak të lëndimit që kishte.

Megjithatë trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka folur për paraqitjen e Milot Rashicës në ndeshjen e fundit.

Kohfeldt tha se Rashica është një futbollist me cilësi të shkëlqyeshme.

“Miloti është me cilësi të shkëlqyeshme. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm në Bundesligë dhe në skuadrën tonë”, tha Kohfeldt.

Po ashtu, trajneri i skuadrës gjermane tha se Milotit ende i duhet kohë që të arrijë formën e tij më të mirë.

“Ju mund ta shihni se Milotit i duhet akoma pak kohë. Ai u përpoq shumë, nuk mund të mohojë përkushtimin dhe zellin e tij”, përfundoi trajneri i skuadrës gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat