UEFA dhe Adidas marrin vendime të ashpra ndaj Drejtorit Sportiv

Futboll

UEFA dhe Adidas marrin vendime të ashpra ndaj Drejtorit Sportiv

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 14:31
UEFA dhe Adidas marrin vendime të ashpra ndaj Drejtorit Sportiv

Adidas konfirmoi ditën e djeshme se i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin e futbollit të Qarabag. Marka e njohur e veshjeve sportive mori këtë vendim pas komenteve të drejtorit të komunikimit të klubit nga Azerbajxhani, Nurlan Ibrahimov, i cili kërkonte shfarosjen e armenëve.

“Ne duhet t’i vrasim të gjithë armenët, fëmijë, gra dhe të moshuar. Ne kemi nevojë për t’i vrarë ata pa dallim. Pa keqardhje, pa dhembshuri”, është postimi në rrjetet sociale i zyrtarit të klubit. Menjëherë pas këtij postimi, Adidas mori vendimin drastik për të ndërprerë marrëdhëniet me Qarabagun.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto pikëpamje individuale nuk përputhen me opinionin tonë për sa i përket kësaj çështjeje. Ne kemi marrë nje vendim për t’i dhënë fund marrëdhënies sonë me klubin azer”, ishte deklarata zyrtare e Tommasso Saronni, i cili është një zyrtar i Adidas.

Ndërkohë Ibrahimov mori dhe një sanksion nga UEFA, që do ta pezullojë atë nga çdo detyrë që ka lidhje me futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat