Gega pas humbjes me Partizanin: Jemi profesionist

Futboll

Gega pas humbjes me Partizanin: Jemi profesionist

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 17:12
Gega pas humbjes me Partizanin: Jemi profesionist

Superiorja ka zhvilluar pjesën më të madhe të ndeshjeve për javën e dytë, atje ku Teuta ka mundur sërish Tiranën 0:1.

Trajneri Martini i ka gjetur çelësin bardhebluve pasi i ka mundur në katër ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër Daja që drejton Partizani ka marrë fitoren ndaj Kukësit, ndërsa në barazim janë ndalur Apolonia-Bylis dhe Laçi-Kastrioti. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Martini (Teuta): “Me rëndësi janë pikët dhe më vjen keq për atë që ndodhi ndaj Skënderbeut. Me Tiranën ishte dy herë më e rëndësishme pasi luanim kundër kampionëve. Ky ekip di të vuajë dhe të krijojë rrezikshmëri. Sot arritëm që ta nervozonim rivalin dhe bëmë shumë mirë në ndeshje. Kemi afruar lojtarë me cilësi, do të jetë një luftë e ashpër për titullin, por ne jemi aty. Bregu është një lojtar për Teutën kampion. Ka njerëz që gjuajnë me gur dhe ne do të bëjmë murin me ato gurët që na gjuajnë”.

Dovedan (Bylis): “Arbitrat na kanë penalizuar dhe nuk e dimë arsyen ndaj Laçit. Ndërsa sot ne pësojmë dy gola në mënyrë të pashpjegueshme. Duhet të gjejmë edhe një sulmues, por sot shyqyr që Ndreca shënoi dy gola”.

Daja (Partizani): “Duhet të përmirësohemi, nuk e kemi nisur aspak mirë ndeshjen dhe nuk kemi gjë në vijë kështu. Pastaj e kemi marrë lojën në kontroll edhe për shkak se kemi qenë në gjendje më të mirë fizike. Po të kishim luajtur në të njëjtën mënyrë si në pjesën e parë, atëherë do të isha i zhgënjyer. Por sot kemi marrë fitore dhe tre pikë ndaj një pretendenti për titull. Ky triumf na ndihmon më tepër në aspektin psikologjik. Kemi një ekip si Partizani B që po ndien mungesën e lojtarëve dhe nuk duhet që ta mbajmë mendjen te merkato e janarit. Do të ishte gabimi më i madh”.

Gega (Kukësi): “Kemi marrë dy rezultate negative, por ndryshe nga përballja me Tiranën, sot kemi luajtur mirë në 45 minutate para dhe mund të shënonim. Pastaj kishim lodhje dhe kjo u reflektua në fushë. Sa i përket titullit duhet thënë se rezultati i vendos të gjitha. Zgjedhjet na penalizuan ndaj një ekipi që ka qenë pjesë e jetës sime. Por ne jemi profesionistë dhe të gjithë dëshirojmë që të fitojmë, pavarësisht kë kemi përballë. Nuk kemi lider në skuadër dhe duhet të rregullojmë disa gjëra që nuk po na ecin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat