Celina me Dijonin importojnë pikë nga Metzi

Futboll

Celina me Dijonin importojnë pikë nga Metzi

Nga: K.G. Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 17:21
Pamje nga goli i vendasve

Bersant Celina me Dijonin u kthyen me një pikë të madhe nga Metz. Dijon barazon me rezultat 1:1 me Metz, në takimin e javës së dhjetë të elitës së futbollit francez.

Reprezentuesi i Kosovës u paraqit standard, duke dhënë kontribut të madh në fushë. 

Balde shënon në minutën e 13-të për Dijonin dhe Yade në atë të 21-tën për Metz. 
Në një ndeshje që u humbën dy penallti, Nguette dështon në minutën e 7-të për Metz dhe Chouiar në atë të 31-tën për Dijonin. 

Metz është në vend të tetë me 15 pikë, ndërsa Dijoni renditet në fund me 4 barazime e 4 humbje dhe vetëm 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat