Tension me presidentin

Futboll

Tension me presidentin

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Tension me presidentin

Pasa shumë vitesh përfaqësimi dinjitoz në eliminatoret e Europa Leagues dhe me një merkato mjaft të bujshme në emra, Laçi shpalli kandidaturën për të fituar titullin kampion, por nuk e nisi aspak mirë kampionatin.

Kështu pas një barazimi 1-1 në Ballsh ndaj Bylisit, kurbinasit ngecën te i njëjti rezultat pasditen e sotme në shtëpi ndaj Kastriotit, ndonëse kaluan të parët në avantazh dhe luajtën rreth 25 minuta me një futbollist më tepër.

Megjithatë zhgënjimi ka qenë mjaft i madh te drejtuesit e Laçit, ku siç raporton gazetari i Supersport, Elvis Rexha, presidenti Pashk Laska ka pasur një debat me trajnerin Cungu dhe duket se kanë vulosur divorcin mes palëve.

Momentalisht nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht, por pas tensioneve, trajneri Cungu është larguar drejt shtëpisë së tij, ndërsa në orët e ardhshme pritet edhe konfirmimi zyrtar mbi të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat