Shaqiri 31 minuta, derbi anglez pa fitues dhe një penallti e humbur

Futboll

Shaqiri 31 minuta, derbi anglez pa fitues dhe një penallti e humbur

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 17:57
Shaqiri 31 minuta, derbi anglez pa fitues dhe një penallti e humbur

Kampioni në fuqi, Liverpooli, nuk rikthehet në krye të renditjes së Premier League, ndërsa Manchester City nuk fiton në “Etihad”. 

Dy gola në derbin e madh anglez dhe një penallti e humbur.

Manchester City dhe Liverpooli, ndahen baras (1:1), në takimin e javës së tetë. 

Image

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 13-të, autor i golit Mohamed Salah, i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Në minutën e 31-të, Gabriel Jesus në mes dy –tre lojtarëve, nga afërsia barazon rezultatin 1:1. 

Image

Në minutën e 41-të, Kevin De Bruyne dështon nga penalltia, duke gjuajtur jashtë portës, lëshon rastin më të mirë për t’ia siguruar fitoren Manchester Cityt.

Futbollisti Xherdam Shaqiri u aktivizua nga minuta e 59-të, me gjithë angazhimin e tij Liverpooli nuk arriti të importon tre pikë. 

Shaqa ka luajtur 31 minuta, ka treguar shpirt luftarak me bashkëlojtarë,  por nuk ia dolën të fitojnë derbin ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.

Image

Leicester City kryeson me 18 pikë, pasojnë Tottenham 17, Liverpool 17, ndërsa Manchester City renditet në pozitën e 11-të me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat