Gjendja shëndetësore e Maradonas është duke u përmirësuar

Futboll

Gjendja shëndetësore e Maradonas është duke u përmirësuar

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 10:44
Diego Maradona

Mjeku Leopoldo Luque ka bërë të ditur se Diego Maradona është duke u përmirësuar që nga ndërhyrja kirurgjike në tru.

Legjenda argjentinase është operuar të martën si pasojë e një hematome subdurale dhe vazhdon të qëndrojë në një klinikë në Buenos Aires.

Il Corriere dello Sport njofton se mjeku personal i trajnerit të Gimnasias ka dhënë lajme të mira.

“Diego është më mirë, shumë më mirë. Ai po përmirësohet çdo ditë. Shërimi i tij është i mrekullueshëm, ai është shumë i kthjellët”, citohet të ketë thënë Luque.

Maradona, i cili po vazhdon të trajtohet në spital, e ka ndjekur përmes ekranit ndeshjen e skuadrës së tij nën drejtimin e zëvendësit Sebastian Mendez, në barazimin (2-2) ndaj Velez Sardsfield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat