Lukaku udhëton që t’i bashkohet Kombëtares së Belgjikës

Futboll

Lukaku udhëton që t’i bashkohet Kombëtares së Belgjikës

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:57
Romelu Lukaku

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku do jetë i pranishëm me Kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e nëntorit.

Autoritetet lokale i kanë dhënë belgut dritën e gjelbër që t’i bashkohet Kombëtares për dy ndeshjet tejet të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Pas miqësores ndaj Zvicrës, Belgjika do përballet me Anglinë dhe Danimarkën.

Sipas HLN, Lukaku do udhëtojë me aeroplan privat për në Belgjikë, derisa ky lajm nuk i ka pëlqyer Interit.

Lukaku ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet të Seria A këtë edicion, por humbi dy ndeshjet ndaj Parmas dhe Real Madridit shkaku i lëndimit.

Mbetet të shihet nëse Lukaku do zhvillojë minutat me Belgjikën në këto tri sfida të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat