Batatina: Asnjëherë nuk mund të thuash që unë bëjë investime dhe shpallem kampion

Futboll

Batatina: Asnjëherë nuk mund të thuash që unë bëjë investime dhe shpallem kampion

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 19:56
Tahir Batatina

Klubi nga Podujeva, KF Llapi nuk është duke kaluar një moment të mirë në Superligën e Kosovës.

Llapi momentalisht gjendet në vendin e fundit në ligë, me vetëm 5 pikë nga 10 javët e para të kampionatit, teksa neser luan sfidën ndaj Trepçës 89 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Me gjithë investimet e shumta, Llapi është duke kaluar një sezon zhgënjyes ku objektivi në fillim ishte kualifikimi në garat evropiane.

Trajneri Tahir Batatina, deklaroi se në futboll investimet nuk determinojnë fitimin e titullit.

“Llapi ishte afër në vitin 2016, viti i parë pas pranimit në FIFA dhe UEFA ku luajtëm në finale të Kupës ndaj Besës” – u shpreh ai.

“Kështu është futbolli, është i paparashikueshëm dhe asnjëherë nuk duhet të themi se unë bëjmë investime dhe bëhem kampion. Investimet nuk determinojnë se kush bëhet kampion. Kampion mund të bëhesh dhe Evropën mund ta arrish me një skuadër të komponuar mirë” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat