Interi ua ofron Eriksenin klubeve të Premierligës

Futboll

Interi ua ofron Eriksenin klubeve të Premierligës

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:54
Christian Eriksenin

Duket se Interi ka vendosur përfundimisht të heqë dorë nga Christian Eriksen, vetëm një vit pasi bëri bujë duke e blerë atë nga Tottenhami.

Interi ua ka ofruar Christian Eriksenin klubeve të Premierligës, përfshirë Tottenhamit.

Sipas Football Insider, mesfushori danez do të largohet nga gjiganti zikaltër në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari ka dështuar ta tregojë veten nën udhëheqjen e trajnerit Antonio Conte që prej transferimit nga Tottenhami në janar të këtij viti.

Mesfushori danez ka pasur vështirësi të  vazhdueshme të përshtatet në skemën e lojës së trajnerit italian dhe duket se Interi e ka humbur durimin me të.

Prandaj, ai i është ofruar një numri klubesh të mëdha në Premierligë, përfshirë ish-klubit Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat