Të ndërpriten urgjentisht garat ilegale të Serbisë në Kosovë! KOK dhe MKRS të reagojnë

Futboll

Të ndërpriten urgjentisht garat ilegale të Serbisë në Kosovë! KOK dhe MKRS të reagojnë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:47
Të ndërpriten urgjentisht garat ilegale të Serbisë në Kosovë! KOK dhe MKRS të reagojnë sa më shpejtë 

Të ndërpriten urgjentisht garat ilegale të Serbisë në Kosovë, që organizohen nga Federata e Futbollit e Serbisë, Federata e Basketbollit, ajo e hendbollit, volejbollit dhe etj! 

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit, të reagojë sa më shpejtë që është e mundur në këtë drejtim. 

KOK dhe MKRS të kërkojnë nga organet përkatëse që t’i ndërprejnë këto aktivitete që organizohen nga një shtet tjetër në shtetin tonë!

Mos lejoni që të përsëritet e shtuna që e lamë pas, ku në stadiumin në Zhitkovc të Zveçanit është zhvilluar ndeshja mes Trepçës fantome dhe Takovo nga Gornj Millanovc, në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit në futbolli. 

KOK dhe MKRS urgjentisht të takohen me federatat, të kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të reagojë sa më shpejt.  

Të shtunën lere që Takovo kishte zhvilluar takimin, por ka bërë edhe një reportazh më shumë krenari dhe madje duke hyrë ehe në histori politike. 

KOK-u si institucioni më i lart sportiv, të reagojë publikisht dhe pandërprerë, deri në parandalimin e garave ilegale serbe në Kosovë. Mos lejoni që të cenohet sovraniteti i Kosovës. Çdo heshtje është legalizim i garave të Serbisë në zemër të Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat