E pashë Maradonën duke marrë...

Futboll

E pashë Maradonën duke marrë...

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 12:43
E pashë Maradonën duke marrë...

Fernando Signorini, ish-trajneri fizik i Diego Armando Maradonës, ka treguar haptazi për varësinë e legjendës argjentinase ndaj kokainës gjatë periudhës së tij të errët.

Gjatë kohës së tij si futbollist, Maradona kaloi nëpër disa periudha të errëta, me kokainën që fatkeqësisht ishte protagonisti kryesor. Ai kishte varësi ndaj saj për shumë vjet.

Signorini, ish-trajneri i tij i fitnesit, Signorini ka zbuluar në një intervistë për Escuela Deportes për nivelin e varësisë që Maradona e kishte ndaj drogës  në përditshmëri.

“E pashë atë duke marrë kokainë. E kapa për dore dhe i thashë ‘çfarë po bën?’ Ai më kërkoi t’i bashkohesha. Unë e pyeta ‘përse ta bëj?’ Pastaj Diego m’u përgjigj ‘epo, sepse kjo të bën të dëshirosh të flasësh dhe pastaj mund të flasësh për çfarëdo”, zbuloi Signorini.

“Ai më pyeti pse nuk e përdorja edhe unë. Unë i thashë atij se kur jam i lumtur dua ta di pse jam dhe kur jam i trishtuar dua ta di pse jam. Për më tepër, për ta përdorur drogën të duhen shumë para. A mendoni ju se unë jam Maradona? Jam trajneri fizik i Maradonës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat