Rrahmani: Këto tri ndeshje do të na ndihmojnë të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit

Futboll

Rrahmani: Këto tri ndeshje do të na ndihmojnë të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 13:47
Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ndeshjet e nëntorit do t’i shërbejnë skuadrës që të përgatitet për kualifikimet për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Përfaqësuesja jonë zhvillon tri ndeshje këtë muaj, kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor).

“Do të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset e Botërorit, sepse dimë që do të kemi një short të vështirë.

“Sepse mund jemi në vazot që na garantojnë se do të kemi kundërshtarë të fortë, më të fortë se ne, së paku në ranglistën botërore”.

“Kështu që, të gjitha këto ndeshje do të na ndihmojnë që të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit”, është shprehur Rrahmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat