Trajneri i Shqipërisë: Po të kishim mundësi, s’do të luanim kundër Kosovës

Futboll

Trajneri i Shqipërisë: Po të kishim mundësi, s’do të luanim kundër Kosovës

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 14:38
Edi Reja

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka treguar se kuqezinjtë vendosën të luanin kundër Kosovës në një ndeshje miqësore këtë të mërkurë, vetëm pasi kishin mbetur pa alternativa dhe se ai më dëshiron do ta shmangte kombëtaren dardane.

Shqipëria do të jetë mikpritëse e Kosovës në Elbasan Arena të mërkurën në orën 16:00, në një takim që cilësohet si vëllazëror.

Shqipëria duhej të luante me Gjibraltarin në këtë orar, por ndeshja u anulua shkaku i pandemisë koronavirus. Kosova e shfrytëzoi mundësinë për të luajtur ndeshje miqësore me kuqezinjtë duke qenë se ishte e detyruar kundërshtar për këtë datë gjithsesi.

Duke folur në një konferencë për media në Durrës, Reja vlerësoi se Kombëtarja kuqezi është kundërshtare e përshtatshme për Kosovën në këtë kohë.

“Po të kisha mundësi, do ta evitoja miqësoren me Kosovën, por s’kishim alternativa të tjera. U gjendëm në një moment të vështirë. Besoj se do t’i gjejmë motivimet për të luajtur një ndeshje të mirë. Ata që janë grumbulluar për herë të parë do të bëjmë maksimumin për të treguar veten, që të jenë të dobishëm në të ardhmen”, tha Reja.

“Është një ndeshje e ndier nga të dyja tifozëritë, do të mundohem të hedh në fushë një formacion konkurrues. Do të doja që të mbetej miqësore dhe mos ketë më shumë grinte se ç’duhet”, shtoi ai.

Që prej pranimit në FIFA dhe UEFA më 2016, Kosova është takuar me Shqipërinë vetëm një herë, në një ndeshje miqësore që e fitoi 3:0.

Pak ditë pas këtij takimi, Kosova dhe Shqipëria do të jetë në zëna me ndeshje në Ligën e Kombeve më vonë atë muaj.

Dardanët më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë.

Ndërkaq, kuqezinjtë më 15 nëntor do të luajnë ndaj Kazakistanit dhe më 18 nëntor ndaj Bjellorusisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat