Zyrtarizohet përjashtimi i Luftëtarit

Futboll

Zyrtarizohet përjashtimi i Luftëtarit

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:50
Zyrtarizohet përjashtimi i Luftëtarit

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit zyrtarizon përjashtimin e Luftëtarit, sikurse pritej, nga Kategoria e Parë. Ekipi gjirokastit, tashmë në krizë të thellë financiare, nuk u paraqit për sfidën e parë të sezonit përballë Turbinës, duke e humbur ndeshjen në tavolinë, por duke qenë së ekipi bluzi është shkrirë, Disiplina e ka përjashtuar nga Kategoria e Parë. Më poshtë të gjitha vendimet e Disiplinës.

1.Lojtari i KF Erzeni, Xhino Ngjela për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2.FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

3.KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë kundër KF Turbina, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/d/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, përjashtohet nga aktiviteti për sezonin futbollistik 20/21 duke u zbritur një kategori më poshtë.

4.Lojtari i FK Skrapari, Skedi Shabani për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Skënderbeu Femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen kundër Apolonia – Femra në bazë të Neneve 30 dhe 64 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

6.KF Spartaku, për dështim në pjesëmarrjen në Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë në bazë të nenit të 27 te KDS dhe Nenit 109/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike përjashtohet nga Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë per sezonin 20/21 dhe dënohet me zbritje në një kategori më të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat