Asensio kthehet pas 17 muajsh

Futboll

Asensio kthehet pas 17 muajsh

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:30
Asensio kthehet pas 17 muajsh

Marco Asensio do të kthehet të veshë fanellën e kombëtares së Spanjës pas 17 muajsh. Sulmuesi i Real Madrid ka folur në konferencë për shtyp në prag të miqësores së mbrëmjes së sotme kundër Holandës:

“Ndihem më mirë pas çdo ndeshje. E di se duhet të kem durim, është një rrugë e gjatë, por rruga është ajo e duhura”, ka thënë ylli i Los Blancos.

“Presione? E di ku jam, çfarë presin njerëzit nga unë. Sfida kundër Holandës nuk mund të jetë një miqësore e thjeshtë, duhet të shikojmë si të ishte një ndeshje zyrtare”.

“Më pas, është edhe vendi im i dytë: gjysma e familjes është holandeze, kam shumë kujtime. Kërkoj të vij këtu çdo vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat