Italiani: Ndaj Kosovës bëmë...

Futboll

Italiani: Ndaj Kosovës bëmë...

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:31
Italiani: Ndaj Kosovës bëmë...

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, italiani Edi Reja është shprehur se miqësorja e sotme ndaj Kosovës, i shërbeu atij për të bërë një vlerësim për të rinjtë. Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku kuqezi sqaroi edhe situatën e kapitenit në Kombëtares.

“Na u desh të bënim një vlerësim për të rinjtë, na shërbeu shumë për ta kjo ndeshje. Duhet të kemi parasysh që Kosova është një skuadër shumë e mirë, ne po punojmë për projektin e së ardhës. Sot punuam për mbrojtjen dhe bëmë shumë mirë, ishte një mundësi e mirë për të parë lojtarët.

Kapiteni? Kapiteni e kemi thënë edhe herë të tjera, është Etrit Berisha. Kjo zgjedhje është bërë me votim dhe ata e kanë zgjedhur, nuk ka çështje në këtë mes. Nëse Berisha nuk do të jetë në fushë atëherë, Hysaj do ketë shiritin.

Mungesa e Kallakut nga fillimi? Kallaku është një lojtar prej të cilit presim shumë. Sot preferova të aktivizoja Selahin, Ne duhet të jemi të kujdesshëm për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë kur ai luan me klubin dhe tani ka kaluar në një kampionat jashtë.”, u shpreh Reja për “Rtsh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat