Pas ftores kundër Kosovës, Ismajli: Ne jemi ushtarët e Rejës

Futboll

Pas ftores kundër Kosovës, Ismajli: Ne jemi ushtarët e Rejës

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:52
Pas ftores kundër Kosovës, Ismajli: Ne jemi ushtarët e Rejës

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardijan Ismajli foli pas triumfit në miqësoren ndaj Kosovës ditën e sotme, ku analizoi këtë përballje. Në prononcimin pas ndeshjes mbrojtësi kuqezi u shpreh se ndaj dardanëve e ndjenjat ishin të përziera sepse Kosova është shteti i tij. I pyetur për skemën futbollisti deklaroi se të gjithë lojtarët janë ushtarët e trajnerit.

“Për fat të mirë tani kam kaluar gjithçka. Jam rikthyer aty ku duhet të jem dhe kam kaluar periudhën e vështirë kur humba ndeshjet me Shqipërinë në shtator dhe tetor. Tani duhet të punoj dhe të rikthehem në formën më të mirë për 2 ndeshjet më të rëndësishme.

Ndaj Kosovës ndjenjat janë të përziera sepse jam lindur dhe jam rritur atje. Atje është shteti im. Ishte një ndeshje vëllazërore. Nuk kishte rëndësi rezultati, të dy kombëtaret e shfrytëzuan për të futur disa lojtarë të rinj dhe ia vlejti. Gjithçka ka shkuar në rregull.

Me çdonjërin prej të rinjve ndihem mirë sepse janë profesionistë, luajnë me ekipe të mira në Europë dhe kanë të ardhme të madhe përpara. Do i përkrahim dhe do jemi pas tyre.

Ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë nuk do të jenë ndeshje të lehta. Kemi humbur pikë dhe duhet të rikuperojmë për të dalë të parët., Mendojmë se mund t’ia arrijmë qëllimit sepse ne jemi më të mirët dhe ta tregojmë në fushë.

Edhe sot kemi luajtur 3-5-2. Është çështje që i takon trajnerit. Ai e di shumë mirë, ne jemi ushtarët e tij dhe ai vendos për gjithçka dhe ne jemi gati t’i përgjigjemi. Jemi profesionistë”, u shpreh Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat