Gjyqtarja e futbollit zgjidhet Miss 2020, fansat kanë frikë!

Futboll

Gjyqtarja e futbollit zgjidhet Miss 2020, fansat kanë frikë!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 21:39
Djuliana Butrakova

Gjyqtarja e futbollit zgjidhet Miss 2020. Ajo do të përfaqësojë vendin e saj në shfaqjen botërore të bukurisë dhe shumë të tjerë u habitën nga fakti që 22-vjeçarja është një gjyqtare e futbollit.

Djuliana Butrakova fiton titullin prestigjioz në 22-vjetorin e saj të lindjes dhe urimet ende vazhdojnë që t’i arrijnë në rrjetet sociale, raportojnë mediat e huaja! 

Përveçse një gjyqtare futbolli, dikur ka qenë futbolliste dhe aktualisht po studion në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje.

Image

Djuliana Butrakova (22) është një yll në Bullgari!

"Nuk mund ta përshkruaj këtë gëzim të jashtëzakonshëm me fjalë", shkruan ajo me krenari në Facebook.

Ajo aktualisht është gjyqtare në ligat më të ulëta të Bullgarisë.  Në konkursin e bukurisë ajo aplikoi vetëm për kuriozitet. Ajo kurrë nuk e priste që do ta fitonte këtë çmim menjëherë.

Image

Tani fansat e saj kanë frikë se bukuroshja bullgare do t'ia kthejë shpinën sportit dhe do të përqendrohet tërësisht në karrierën e saj si modele. Ajo tani do të përfaqësojë vendin e saj në zgjedhjet Miss Bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat