Ademi shqetëson Maqedoninë e Veriut

Futboll

Ademi shqetëson Maqedoninë e Veriut

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 21:52
Ademi shqetëson Maqedoninë e Veriut

Arijan Ademi pësoi lëndim të dielën gjatë nxemjes që po bënte para ndeshjes së Dinamo Zagrebit kundër Istra-s.

Testimet mjekësore të bëra nga ekipi mjekësor i përfaqësueses në Shkup tregojnë këputje të pjesshme të fijeve të muskulit të përparmë. Gjasat që të rikuperohet dhe të jetë në kombinim për ndeshjen me Gjeorgjinë janë shumë të vogla. 

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski me këtë rast ka reaguar duke thirrur Ennur Totren, ndërsa mesfushori i Shkëndijës së Tetovës tashmë është bashkuar me ekipin përfaqësues për ndeshjet e muajt nëntor. 

Ndeshja Gjeorgji-Maqedoni për kualifikim në EURO 2020 luhet të enjten në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat