Italia me lehtësi ndaj Estonisë

Futboll

Italia me lehtësi ndaj Estonisë

Nga: K.Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 22:34
Italia me lehtësi ndaj Estonisë

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore me rezultat bindës 4:0 kundër Estonisë, në miqësoren që u zhvillua në Firencë.

Në minutën e 14-të, Grifo nga rreth 22-23 metra dërgon një projektil të vërtetë, topi puth shtyllën e majtë pingule dhe futet në rrjetë, 1:0.

Në minutën e 27-të, Bernardeschi nga rreth 17-18 metra  gjuan përtokë dhe shënon pothuajse në qoshen e këndit të majtë, 2:0.

Në minutën e 75-të, Grifo shënon golin e dytë të tij, por kësaj radhe nga penalltia për 3:0.  Në minutën e 86-të, Orsolini nga penalltia vulos fitoren me rezultat 4:0.

Italia me lehtësi fiton në një miqësore luksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat