Ronaldo dhe Portugalia shembin rivalin me rezultat 7:0 

Futboll

Ronaldo dhe Portugalia shembin rivalin me rezultat 7:0 

Nga: K.Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 22:36
Ronaldo dhe Portugalia shembin rivalin me rezultat 7:0 

Portugalia pa mund të madh fiton në miqësore me rezultat 7:0 ndaj Andorrës, në takimin që u luajt në stadiumin “Estádio da Luz” në Lisbonë.  

Portugezët dominuan takimin dhe si rrjedhojë e kësaj e shemben me gola rivalin. 

Golat i realizuan Neto (8'), Paulinho (29' e 61'), Sanchez (56'), Garcia (76'-autogol), Ronaldo (85’), Joao Felix (88’).

Ronaldo me shokë janë në formën më të mirë. Ky ishte një test i mirë për kampionin në fuqi evropian para sfidave të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat