​Carvajal: Të gjithë do të luftojmë deri në vdekje për Zidanen

Futboll

​Carvajal: Të gjithë do të luftojmë deri në vdekje për Zidanen

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 23:40
Zinedine Zidane

Të gjithë lojtarët e Real Madridit janë në përkrahje të trajnerit Zinedine Zidane dhe të gjithë do të luftojnë deri në vdekje për të, ka thënë mbrojtësi i krahut Dani Carvajal.

Zidane është nën presion të madh në “Santiago Bernabeu” ku ekipi i tij qëndron i katërti në La Liga pas humbjes së thellë që pësuan të dielën kundër Valencias me rezultat 4:1.

Madrid po ashtu janë në pozitën e tretë në Grupin B në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas humbjes kundër Shahktar Donetsk, barazimit me Borussia Monchengladbach dhe së fundmi duke regjistruar fitoren e parë në këtë garë kundër Interit.

Pavarësisht kësaj ecurie jo të mirë, Dani Carvajal ka folur për “Marca” duke thënë se të gjithë në klub janë duke e përkrahur teknikun francez.

“Ne jemi me trajnerin deri në vdekje. Të gjithë lojtarët në klub pajtohemi me filozofinë e lojës së tij. Ne kemi besim në të dhe në fund do të jemi ata që do ta fitojmë titullin së bashku me të”, tha Carvajal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat