Finlanda befason kampionët e botës

Futboll

Finlanda befason kampionët e botës

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 00:10
Marcus Forss

Kombëtarja e Finlandës ka befasuar Francën, duke e mposhtur 2:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar ditën e mërkurë.

Një nga befasitë kryesore të mbrëmjes vjen nga Kombëtarja e Finlandës, që ka arritur të mposht kampionët e botës.

Finlanda golat e fitores në këtë ndeshje i shënoi gjatë pjesës së parë.

Marcus Forss dhe Onni Valakari shënuan për Finlandën.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Didier Deschamps inkuadroi lojtarët kryesorë të Francës, por nuk arritën të gjenin golin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat