E gjithë skuadra e Hoffenheim futet në karantinë

Futboll

E gjithë skuadra e Hoffenheim futet në karantinë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

E gjithë skuadra e Hoffenheim është futur në karantinë, pas shfaqjes së tri rasteve të reja me COVID-19.

Sebastian Rudy, Ishak Belfodil dhe një anëtari i stafit, janë infektuar.

Më parë, Jakob Brun Laresen dhe Munas Dabour ishin pozitiv në koronavirus, duke mos mundur t’u bashkohen ekipeve kombëtare për ndeshjet e Hoffenheim.

Te Hoffenheim nuk kanë mundur të zbulojnë sesi është përhapur kaq papritur virusi edhe pse klubi ka ndjekur protokollet, kështu që ata vendosën të fusin në karantinë gjithë ekipin.

Hoffenheim pas shtatë xhirosh në Bundesligë renditet në vendin e 13-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat