Interi merr vendimin përfundimtar për Sensin

Futboll

Interi merr vendimin përfundimtar për Sensin

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 00:23
Stefano Sensi

Drejtuesit e Interit kanë marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e Stefano Sensit, raportojnë mediet në Itali.

Mesfushori italian u transferua tek Inter në verën e vitit 2019, por gjithë sezonin e parë qëndroi jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

Përkundër kësaj, Conte vazhdon të besojë në lojtarin dhe nuk e ka ndërmend të ndahet me të.

Mesfushori 25 vjeçar ka luajtur vetëm 110 minuta këtë sezon, dhe në gjithë vitin 2020 ka qenë titullar në vetëm pesë ndeshje.

Italiani tashmë ka filluar stërvitjet dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit pas pushimit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat