Danimarka fiton derbin nordik, barazim spektakolar mes Turqisë dhe Kroacisë

Futboll

Danimarka fiton derbin nordik, barazim spektakolar mes Turqisë dhe Kroacisë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 00:32
Foto

Danimarka fitoi derbin nordik ndaj Suedisë me rezultatin e pastër 2-0. Në miqësoren e zhvilluar në Brondby, danezët iu falën golave të realizuar nga Wind dhe Bah në pjesën e dytë.

Sfidë spektakolare ndërkohë ajo mes Turqisë dhe Kroacisë që u mbyll në barazim 3-3. Të dy trajnerët nuk hodhën në fushë formacionet më të mira, por ata që u aktivizuan dhanë më të mirën e tyre. Turqia e mbylli pjesën e parë në avantazh me golat e Tosun dhe Turuc ndërsa për miqëtë realizoi Budimir. Në pjesën e dytë Kroacia përmbysi gjithçka me Pasalic dhe Brekalo por Under barazoi shumë shpejt duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 3-3.

Në ndeshjet e tjera Greqia fitoi 2-1 derbin ndaj Qipros. Barazim pa gola mes Kazakistanit dhe Malit të Zi, ndërkohë Rumania mposhti 5-3 Bjellorusinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat