Vida u zëvendësua pas pjesës së parë, pasi mësoi se ishte pozitiv në COVID-19

Futboll

Vida u zëvendësua pas pjesës së parë, pasi mësoi se ishte pozitiv në COVID-19

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 08:13
Vida

Mbrojtësi ishte kapiten i Kroacisë në ndeshjen që përfundoi 3:3 në fund, por ai u detyrua të zëvendësohej pas pjesës së parë, pasi atëherë i mbërriti testi pozitiv në COVID-19, njofton Federata e Futbollit të Kroacisë.

Vida fillimisht ishte testuar negativ ditën e hënë me pjesën tjetër të ekipit.

Testet pasuese të bëra në ditën e lojës, rezultuan në një ‘rezultat potencial pozitiv’, dhe u kthyen teksa ndeshja po zhvillohej.

Si masë paraprake, 31 vjeçari u zëvendësua pas pjesës së parë të takimit.

Mediet kroate raportojnë se Vida tashmë është futur në izolim, duke bërë testim tjetër dhe duke ndjekur protokollet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat