Pikëllim në Kroaci: Vdes futbollisti legjendar i Dinamos

Futboll

Pikëllim në Kroaci: Vdes futbollisti legjendar i Dinamos

Nga: B.S. Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:06
Krasnodar Rora

Të enjten papritmas ka vdekur në moshën 76-vjeçare futbollisti kroat Krasnodar Rora, edhe një tjetër nga brezi legjendar i vitit 1967.

Të martën në Maksimir dhe më vonë në varrim në Mirogoj, ai i dha lamtumirën, me lot në sy dhe zë të rëndë, shokut e tij të skuadrës Slaven Zambata, dhe dy ditë më vonë edhe ai vëtë ndërroi jetë.

Roro do të mbahet mend nga tifozët e "Modri"-t si një nga lojtarët më të mëdhenj të Dinamos të të gjitha kohërave, aloja e majtë, i cili për 10 vjet të kaluara në fanellën blu ka regjistruar 459 ndeshje me 90 gola të shënuara.

Rora ishte një nga simbolet e brezit 1967. Ai lindi më 23 mars 1945 në Vis dhe u rrit në Shibenik. Hapat e parë të futbollit ai i bëri në moshën 14 vjeç në fushat e Shibenikut, në "lagjen e futbollit" - Shubiqevac. Në Dinamo ka ardhur më 1964, ku trashëgoi fanellën me numrin 11, të cilin nuk e lëshoi ​​për një dekadë.

Image

Krasnodar Rora

Më vonë luajti për Standardin Belg dhe më pas për Nancy e Francës, ku luajti së bashku me legjendën e futbollit francez dhe botëror Michel Platini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat