​Domagoj Vida rezulton pozitiv me Covid-19, e kupton lajmin pas pjesës së parë kundër Turqisë

Futboll

​Domagoj Vida rezulton pozitiv me Covid-19, e kupton lajmin pas pjesës së parë kundër Turqisë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:21
Domagoj Vida

Kapiteni i Kombëtares së Kroacisë, Domagoj Vida e filloi ndeshjen nga minuta e parë mbrëmë kundër Turqisë, por e kuptoi pas pjesës së parë që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të gjithë lojtarët e Kroacisë së bashku me Vidan, kishin përfunduar testet për Covid-19 në mëngjes para ndeshjes, por ishin informuar se rezultatet do ti marrin më vonë gjatë mbrëmjes.

Vida e filloi ndeshjen si startues duke luajtur 45’ minutat e parë, por në pushimin prej 15’ minutash rezultatet e testeve për Covid-19 ishin bërë publike, ku mbrojtësi kishte rezultuar pozitivë. Atij iu desh ta lëshonte fushën dhe tani gjendet në vet-izolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat