Pas Zambatës vdes edhe një emër i njohur në Kroaci

Futboll

Pas Zambatës vdes edhe një emër i njohur në Kroaci

Nga: K.Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:44
Pas Zambatës vdes edhe një emër i njohur në Kroaci

Me më pak se dy javë, Dinamo nga Zagrebi mbetet pa dy legjenda të mëdha që morën pjesë në suksesin më të madh të klubit. Pas Slaven Zambatës, kampioni kroat njoftoi se i vdes edhe legjenda e futbollit Krasnodar Rora (75 vjeç). Ai vdes pas një sulmi në tru.

“Lajmi tronditës erdhi dy javë pasi Rora i dha lamtumirën e fundit ish-kapitenit dhe shokut të tij të skuadrës, Slaven Zambatës, me një fjalim emocionues në një akademi përkujtimore në stadiumin në Maksimir.

Rora na la papritur të enjten në orët e para të mëngjesit dhe ai do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mirë të Dinamos të të gjitha kohërave, një anësor i njohur i majtë i cili për 10 vjet veshi fanellën e kaltër dhe regjistroi 459 ndeshje me 90 gola të shënuar.

Rora ishte një nga simbolet e gjeneratës së vitit 1967. Ai ka qenë pjesë në suksesin më të madh të klubit në histori në vitin 1967, kur Dinamo fitoi Kupën e Qyteteve duke e mundur Leeds-in në finale.

Ai më vonë luajti për Standardin belg dhe më pas për skuadrën franceze Nancy së bashku me legjendën e futbollit francez dhe botëror, Michel Platini”, shkruan mes të tjera “24 Sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat