Mustafi drejt Gjermanisë

Futboll

Mustafi drejt Gjermanisë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:50
Mustafi drejt Gjermanisë

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenal, për t’u transferuar në Bundesligë.

Mesfushori me prejardhje shqiptare është afër të ndajë rrugët me Arsenal, pas qëndrimit prej katër vitesh e gjysmë.

Ish mbrojtësi i Valencias sipas raporteve nga Gjermania, po kërkohet nga Eintracht Frankurt.

Mustafi ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, dhe nuk pritet që të ketë vazhdim të saj.

Në anën tjetër, për t’i ikur një largimi falas të Mustafit verën e ardhshme, Arsenal do të pranonte një ofertë sado e vogël që do vinte nga Eintracht Frankfurt.

Kujtojmë se Mustafi tek Arsenal është transferuar në vitin 2016 nga Valencia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat