Bayerni nuk e shet Alaban

Futboll

Bayerni nuk e shet Alaban

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:59
Bayerni nuk e shet Alaban

David Alaba, mbrojtësi i majtë i Bayernit të Mynihut, projektohet si një ndër emrat më të rëndësishëm që do të trazojnë merkaton e futbollistëve. Austriaku ka refuzuar oferten e kampionëve të Gjermanisë për të rinovuar kontratën. Qershorin e ardhshëm 28-vjeçari del lojtar i lirë, që do të thotë se që nga janari mund të hyjë në bisedime me çdo klub të mundshëm.

Herbert Hainer, presidenti i Bayernit, pranoi se e ka tërhequr ofertën e fundit për rinovimit e Alaba për shkak të pretendimeve të larta ekonomike të futbollistit (kërkon më shumë se tetë milionë euro neto në sezon). Emri i mbrojtësit është lakuar, ndoshta për efekt elektoral, si përforcim i mundshëm i Barcelonës, por duhet patur parasysh se situata ekomonike e klubit “blaugrana” i përjashton afrimet me kosto të lartë.

Në shtëpinë e Bayernit praktikisht janë pajtuar me idenë se e kanë “humbur” Alaban, por nga ana tjetër po qëndrojnë strikt në pozicionin për ta respektuar deri në fund marrëveshjen që është në fuqi.

Bavarezët, me kërkesë të trajnerit Hansi Flick, nuk do të hyjnë në bisedime me asnjë ekip për të shitur në janar, në mënyrë që të mos e humbin me parametër zero. Ideja e trajnerit të dominuesve të Bundesligës është të fitojë kohë në përpjekjen e tij që Alaba të zgjasë kontratën me Bayernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat