Rakitiç ka dy fjalë për Messin dhe Griezmannin

Futboll

Rakitiç ka dy fjalë për Messin dhe Griezmannin

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 12:05
Rakitiç ka dy fjalë për Messin dhe Griezmannin

Ivan Rakitiç dhe marrëdhënia Lionel Messi-Antoine Griezmann. Mesfushori kroat, prej disa muajsh pjesë e Sevillas, në një intervistë të kësaj të mërkure për mediet në Spanjë (më konlretisht për “El Pelotazo” në “Canal Sur”), u pyet edhe për perceptimin që ai kishte mbi sjelljen që kishin dy “yjet” e Barcelonës me njëri-tjetrin, duke qenë se vetë kroati deri në fund të gushtit ka qenë pjesë e dhomës së zhveshjes së “blaugranave”.

“Nga ajo që unë mund të shihja dhe të kuptoja, ata shkonin mirë. Kam patur marrëdhenie të mrekullueshme me Antoine dhe Leon. Se çfarë mund të ketë mes tyre që nuk shkon, unë nuk e di. I kam parë të jenë shumë afër me njëri-tjetrin në dhomën e zhveshjes. Është pak a shumë si me të gjithë të tjerët. Kur Griemann të nisë të shënojë, nuk do të ketë më fjalë. Nëse fiton çdo ndeshje 5-0, të gjithë mund të qeshin.

Nëse jo, do të kërkohen problemet mes futbollistëve. Ata janë dy djem spektakolarë. Unë e kam takuar Antoine,  është një djalë i mrekullueshëm dhe nuk duhet të ketë asnjë problem,” – tha kroati.

Rakitiç i di mirë sekretet e dhomës së zhveshjes së Barçës. Këtë verë, pas humbjes turpëruese 2-8 përballë Bayernit në Champions, ai u largua nga pas gjashtë viteve si një lojtar i Barça, klub me të cilin fitoi gjithçka, ku spikat “tripleta” në sezonin e parë në Katalunjë (2014-15).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat