​Tekniku i Anglisë, Southgate flet për lëndimin e Joe Gomez

Futboll

​Tekniku i Anglisë, Southgate flet për lëndimin e Joe Gomez

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 12:18
​Tekniku i Anglisë, Southgate flet për lëndimin e Joe Gomez

Kombëtarja e Anglisë ka mbajtur seanca stërvitore mbrëmë para ndeshjes së sotme kundër Irlandës në një miqësore që llogaritet si parapërgatitje para ndeshjes me Belgjikën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tekniku i Anglisë Garreth Southgate përmes një komunikate për media ka konfirmuar disa lajme rreth formacionit të mundshëm dhe po ashtu ka folur për lëndimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez.

‪"Nuk mund të them se sa serioz është pasi ai ende nuk iu është nënshtruar skanimeve. Ishte për keqardhje se sa dhimbje ndjeu ai dhe ende më keq që nuk ishte askush pranë tij kur ndodhi lëndimi. Më shqetëson shumë ky aspekt,” tha Southgate.

Joe Gomez ka pësuar një lëndim në ligamentet e gjurit në stërvitjen e djeshme me Anglinë dhe spekulimet janë që ai do të mungoj për disa muaj.

Kujtojmë që Gomez kishte pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit në vitin 2015 që e kishte mbajtur jashtë fushave për më shumë se 10 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat