​Liverpool me shumë lëndime dhe mungesa në ekip

Futboll

​Liverpool me shumë lëndime dhe mungesa në ekip

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 12:40
Klopp

Që nga fillimi i edicionit 2020/21, kampionët në fuqi Liverpooli, nuk i ka ndjekur fati sa i përket lëndimeve dhe mungesave në skuadër.

Fillimisht problemet startuan kur portieri Alisson pësoi lëndim në krah duke mbetur jashtë fushave për tre javë e gjysmë. Pas tij, “The Reds” kanë humbur për tërë edicionin mbrojtësin kolosal Virgil van Dijk i cili ka pësuar lëndim në gjurin e majtë ku ka këputur ligamentet në një ndërhyrje të tmerrshme nga portieri i Everton, Jordan Pickford.

Tani raportohet se është lënduar edhe mbrojtësi tjetër Joe Gomez, i cili po frikësohet edhe vetë nëse do të mund të paraqitet përsëri këtë sezon. Problemet për gjigantin anglez vetëm sa vinë e shtohen më shumë.

Më poshtë janë 13 lojtarët të cilët kanë munguar gjatë këtij sezoni për Liverpoolin për arsye të lëndimeve ose të Covi-19.

1.Alisson

2.Van Dijk

3.Gomez

4.Matip

5.Fabinho

6.Alexander-Arnold

7.Thiago Alcantara

8.Oxlade-Chamberlain

9.Henderson

10.Keita

11.Mane

12.Shaqiri

13.Tsimikas

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat