Shqiptarja e Kosovës mban primatin e lideres në Spanjë

Futboll

Shqiptarja e Kosovës mban primatin e lideres në Spanjë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 12:43
Shqiptarja mban primatin e lideres në Spanjë

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, mban primatin e lideres së shënueses më të mirë në Kampionatin e Spanjës. 

Ajo përkundër që ka shënuar dje, me Real Madridin pësuan humbje me rezultat 2:1 në fushën e Granadilla Tenerifes.

Asllani u paraqit deri në minutën e 65-të, ndërsa realizon nga penalltia në minutën e 55-të.
Granadilla Tenerife kryeson me 16 pikë pas javës së shtatë, ndërsa Reali është në pozitën e gjashtë me 10 pikë por me një takim me pak.

Asllani ka realizuar 7 gola deri me tash, udhëheq listën e shënuesve në Spanjë, tre më shumë se Sosa (Betis), Garcia (Atletic Bilbao), Gonzalez Rodriguez (Levante). etj.

Asllani ka shënuar më shumë se 60 për qind të golave të Reali, skuadër që për 6 ndeshje ka realizuar 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat