Rudari, një yll që po vjen në Suedi, synon ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës

Futboll

Rudari, një yll që po vjen në Suedi, synon ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 12:50
Rudari, një yll që po vjen në Suedi, synon ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës

Familja Rudari, familje sportistësh! Adnan Rudari, ka qenë hendbollist i gjeneratës së artë të ish Borcit të Ferizajt në vitet e 80-ta (Kastrioti), djali i tij Aldi sot luan për klubin e hendbollit Kastrioti dhe nipi Albrimi është futbollist në Suedi!

Familje që janë të mishëruar me sportin dhe me ndenja të përziera, disa me hendboll dhe disa me futboll!. Albrimi është talent i futbollit apo një yll që po vjen. 

Ai paraqitet për të rinjtë e klubit suedez Landskrona BoIS.

Rudari është 17 vjeç, është i gjatë 184 centimetra dhe luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë të ekipi i Landskrona BoIS U-19. 

Si çdo i ri edhe Rudari ka synime të mëdha. E para, pretendon që të përsoset sa më shumë në lojën më të popullarizuar në botë. 

E dyta, pretendon rezultate sa më të mira me ekipin e tij.

E treta, shpreson që ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës U-19. Ai pret edhe ftesë nga selektori i Kosovës U-19 Ramiz Krasniqi! 

Rudari është i kënaqur me të gjitha kushtet që ka në Suedi. Synimi i tij është të rritet në cilësi dhe ta ndihmojë ekipin në realizimin e synimeve që ka. Ai përveç si mbrojtës, luan edhe si mesfushor defensivë kur e kërkon nevoja dhe është kapiten i ekipit.  

Ai flet rrjedhshëm tre gjuhë përveç shqipes, gjermanishten, anglishten dhe suedishten. “E imja është të luaj futboll, trajnerët janë që me vlerësojnë. Jam i kënaqur me kushtet në klubin Landskrona BoIS, që më motivojnë gjithnjë e më shumë për punë.

Mendjen e kam gjithnjë të Kosova, që ta veshi edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës U-19”, tha Rudari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Rudari është luftarak i madh në fushë, i jep siguri të madhe skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat