Rrezikon t’i mungojë Shqipërisë se u bë baba

Futboll

Rrezikon t’i mungojë Shqipërisë se u bë baba

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:20
Rrezikon t’i mungojë Shqipërisë se u bë baba

Sikur të mos mjaftonte mungesa e një lojtari të rëndësishëm si Keidi Bare, Shqipëria mund të vuajë edhe mungesën e Gjasulës. Kalendari i Hamburgut e detyroi këtë lojtar që ta planifikojë më vonë udhëtimin në Shqipëri, duke humbur miqësoren me Kosovën.

Gjasula doli edhe kundër dëshirës së klubit vetëm për t’iu bashkuar Kombëtares, pasi kur të kthehet do të shkojë në karantinë dhe humbet një ndeshje me Hamburgun.

Së fundmi mediat në Gjermani raportojnë se udhëtimi në Shqipëri mund të shtyhet për një lajm të gëzueshëm në familjen e Klausit.

Pasi ishte babai i një vajze, në ditën e djeshme është bërë me djalë. Trajneri i Hamburg, Thioune, shpreson se kjo do të ndërrojë vendimin e mesfushorit: “Aktualisht do të iki te Shqipëria pas ndeshjes tonë. Por ndoshta do ti ndryshojnë pak planet tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat