Me fillimin më të keq te Holanda

Futboll

Me fillimin më të keq te Holanda

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:41
De Boer

Një deklaratë e Jose Mourinho për Frank De Boer kishte ngjallur reagime të mëdha në mediet sportive.

Trajneri portugez i ishte referuar holandezit si trajneri më i keq në histori të Premierligës, pas startit aspak të mirë që pati ai te Crystal Palace në elitën e futbollit anglez.

Por, duket se deklarata e Mourinhos mund të jetë edhe e drejtë.

De Boer, ka regjistruar një rekord negativ në krye të ekipit kombëtar të Holandës.Në katër ndeshjet e para në krye të Holandës, ai ka arritur një humbje dhe tri barazime.

Ky është starti më i keq që ndonjë trajner ka pasur në krye të ekipit kombëtar të Holandës.Pika e kthesës për De Boer është urgjente, pasi mund të humbas punën që e mori së fundi, duke zëvendësuar Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat