FFK: Komuniteti i gazetarëve sportiv dhe sporti në përgjithësi humbi një tjetër penë të shquar

Futboll

FFK: Komuniteti i gazetarëve sportiv dhe sporti në përgjithësi humbi një tjetër penë të shquar

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:44
FFK: Komuniteti i gazetarëve sportiv dhe sporti në përgjithësi humbi një tjetër penë të shquar

Federata e Futbollit të Kosovës me pikëllim të thellë mori lajmin plr vdekjen e gazetarit të sporti, Muharrem Bulliqi. 

"Të nderuar gazetarë sportivë dhe anëtarë të SHGSK-së!

Me pikëllim e dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit tuaj të familjes dhe doajenit të gazetarisë sportive, Muharrem Bulliqi, andaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Muharrem Bulliqi si pjesë e gjeneratës së shquar të gazetarëve në të përditshmen “Rilindja”, me dijen dhe punën e tij profesionale la gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive të Kosovës, teksa ishte edhe përkrahës i madh i gjeneratës së re të gazetarëve sportivë pas luftës.

Muharrem Bulliqin do ta kujtojmë përherë për kontributin e tij, veçmas në periudhën e vështirë, të asaj që e njohim si koha e rezistencës në vitet e 90-ta, kur e pasqyroi në mënyrë të guximshme në opinion zhvillmin e sportit të pavarur të Kosovës nën kushtet e okupimit.

Ai ishte i përkushtuar ndaj profesionit të gazetarisë, derisa ishte afërt dhe i respektueshëm me të gjithë ata që e njohën.

Komuniteti i gazetarëve sportiv dhe sporti në përgjithësi humbi një tjetër penë të shquar, i cili u bashkohet në botën e përjetshme shumë doajenëve të gazetarisë sportive, të cilët me përvojën e tyre u shërbyen gjeneratave të reja.

I përjetshëm kujtimi për Muharrem Bulliqin!", shkruan në telegramin e Agim Ademit, president i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat