Operohet Joe Gomez, do të mungojë gjatë

Futboll

Operohet Joe Gomez, do të mungojë gjatë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:12
Operohet Joe Gomez, do të mungojë gjatë

Joe Gomez i është nënshtruar me sukses një operimi pas lëndimit të pësuar në grumbullim te Kombëtarja e Anglisë.

Është skuadra e Liverpoolit që ka njoftuar operimin e suksesshëm të mbrojtësit të tyre.

Gomez të mërkurën në grumbullim te Anglia, pësoi një lëndim në gju gjatë seancës stërvitore.

Operimi për të riparuar këtë lëndim është zhvilluar me sukses të enjten në Londër.

Liverpool nuk cek kohën e saktë të mungesës së tij, por thekson se do të mbetet jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit 2020/2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat