Gazeta e njohur zvicerane, vlerëson me nota shumë të mira shqiptarët

Futboll

Gazeta e njohur zvicerane, vlerëson me nota shumë të mira shqiptarët

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:24
Granit Xhaka

Mbrëmë, Kombëtarja e Zvicrës pësoi humbje si mysafirë me rezultat 2:1 nga Belgjika, në ndeshjen miqësore.
Shqiptarët Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi u paraqitën titullarë deri në minutën e 46-të dhe Xherdan Shaqiri tërë pjesën e dytë.

Gazeta e mirënjohur zvicerane, “Blick”, vlerëson me nota shumë të mira futbollistët shqiptarë.

Admir Mehmedi që shënoi gol, u vlerësua me notë pesë, po ashtu edhe Xhaka me 5, ndërsa Shaqiri me notë më të dobët, 3. Mehmedi dhe Xhaka janë më të mirët, duke iu referuar “Blick”:

Image

Admir Mehmedi

Ja notat e lojtarëve sipas “Blick”:  Yvon Mvogo 4, Eray Comert 4, Fabian Schar 4, Loris Benito 3, Edimilson Fernandes 3, Djibril Sow 4, Granit Xhaka 5, Steven Zuber 4, Admir Mehmedi 5, Bred Embolo 3, Mario Gavranoviç 4, Xherdan Shaqiri 3, Ruben Vargas 4, Renato Steffen 4, Silvan Widmer 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat