Balaj: Kosova kundërshtar serioz

Futboll

Balaj: Kosova kundërshtar serioz

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:38
Balaj: Kosova kundërshtar serioz

Bekim Balaj nuk u grumbullua për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin tetor, por është rikthyer tani në Kombëtare dhe dje ishte titullar në miqësoren ndaj Kosovës, ku madje shënoi edhe golin e avantazhit.

Sulmuesi shkodran doli sot në një konferencë për shtyp nga ambientet e grumbullimit të kuqezinjve, ku foli jo vetëm për golin e shënuar ndaj Kosovës, por edhe për rëndësinë e ndeshjeve të radhës.

Si ndjeheni për golin dhe suksesin që arritët dje ndaj Kosovës?
Është kënaqësi gjithmonë të shënosh për Kombëtaren. Ishte një test serioz dhe mendoj se bëmë një paraqitje të mirë. Them se jemi plotësisht gati për këto dy sfida.

Me kë ndiheni mirë në sulm?
Nuk kemi preferenca të tilla, pasi për mua ka rëndësi që të luaj, të bëj mirë dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë. Formacionin e vendos trajneri dhe kushdo që të luajë, jam i bindur që do të bëjë më të mirën.

Sa të rëndësishme janë këto sfida si miqësorja ndaj Kosovës?
Janë gjithmonë të rëndësishme, sidomos kur luan përballë një kundërshtari serioz si Kosova, pasi shikon gjendjen e skuadrës dhe planifikon se çfarë duhet të përmirësosh për ndeshjet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat