Trajneri i njohur shqiptar infektohet me koronavirus

Futboll

Trajneri i njohur shqiptar infektohet me koronavirus

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 15:24
Trajneri i njohur shqiptar infektohet me koronavirus

Kukësi po luan ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, përballë Besës së Kavajës, ndërsa ajo që u vu re, ishte mungesa e trajnerit Skënder Gega në pankinën e verilindorëve.

Burime për Supersport kanë konfirmuar se trajneri Gega ka shfaqur shenja të koronavirusit prej tre ditësh dhe është vendosur në izolim, ndërsa sot ka dalë edhe përgjigja e tamponit, e cila për fat të keq ka qenë pozitive.

Kështu trajneri i Kukësit do të vijojë të qëndrojë në karantinë e të mjekohet deri në shërimin e plotë, para se të rikthehet në fushën e stërvitjes dhe të drejtojë skuadrën.

Ndërkohë te Kukësi shpresojnë që infektimi të mos ketë kaluar edhe te futbollistët, duke qenë se nga fundjava e ardhshme e pret sërish një kalendar i ngjeshur në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat